Regi Lushkja transferohet në kampionatin iranian, zyrtarizohet te Traktori

Mesfushori Regi Lushkja do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin iranian. Klubi kampion i Shqipërisë, Egnatia, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me ekipin Traktor, skuadër ku në të kaluarën kanë luajtur edhe futbollistët shqiptarë Sokol Cikalleshi dhe Ditmar Bicaj.

Në Iran, Lushkja do të ketë përballë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Jasir Asanin, i cili aktivizohet me ekipin e Esteghlal.

Mesfushori 28-vjeçar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në sukseset e Egnatias gjatë sezonit të kaluar, ku ekipi nga Rrogozhina shkroi historinë duke fituar kampionatin. Klubi vijon të jetë aktiv në merkato, si në afrime, ashtu edhe në largime, teksa përgatitet për sezonin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?