Reja bën “analistin” në Itali: Napoli për titull, Gasperini është ‘Sacchi’ i 10 viteve të fundit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja i duhet të mendojë për kuqezinjtë tanë që sot do të sfidojnë Gjeorgjinë, por dhe mediat italiane e kanë “bezdisur” disi në prag të duelit Atalanta-Napoli, si ish-trajner i të dyja ekipeve. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Reja e ka cilësuar Napolin si favorite për skudeton, ndërkohë që lavdëroi dhe kolegun e tij Gasperini për punën e bërë te ekipi bergamask.
“Ka pasur më shuam se një moment gjatë sezonit, që e kam cilësuar Napolin si favorite. Më pas erdhën disa rezultate negative dhe humbën disi terren. Tani Napoli ndjek Milanin, por asgjë nuk ka mbaruar, pasi ka edhe 8 javë.
Zapata është thelbësor, por skualifikimi i Osimhenit është edhe më i rëndë, pasi do ishte arma perfekte, duke qenë se te Atalanta lënë shumë hapësirë për të sulmuar.
Gasperinin e cilësoj si Sacchin e 10 viteve të fundit për revolucionin që ka bërë në futbollin italian. Presingun, duelet direkte dhe shoqërimin e aksioneve sulmuese me 6 apo 7 futbollistë. Spalleti është më elektrik, një magjistar në leximet taktike që shfrytëzon maksimalisht kundërsulmin”, tha Reja.
KOHA JONË SONDAZH

