Reja: Cikalleshi më i miri në Kombëtare, Mancini rilindi Italinë

Edy Reja ka dhënë së fundmi një intervistë për “Radio Anch’io lo Sport”, në “Rai 1” ku foli për aventurën në krye të kuqezinjve. Italiani bëri një skaner edhe të kombëtares italiane si dhe të Seria A

“Shqipëria ime është një grup lojtarësh që luajnë jashtë, të gjithë. Sidoqoftë, falë një pune rekrutimi, ne po përpiqemi të krijojmë një skuadër të bukur, që të besojmë shumë në të. Më i miri? Ndoshta është sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili luan me turqit e Konyaspor. Ai nuk shënon shumë në klubin e tij, por për ne është mjaft i rëndësishëm. Për pjesën tjetër, ne monitorojmë talentet e rinj, midis 13.000 të regjistruarve në vend”, tha strategu italian.

Italia – “Roberto Mancini është duke bërë një punë të përkryer me ekipin kombëtar. Ai ka krijuar dhe bashkuar një ekip të shkëlqyeshëm, duke e rindezur atë. Ne duhet ta komplimentojmë për punën që po bën. Nëse një ditë do të gjendemi përballë Italisë, do të jetë e vështirë ta përballojmë atë. Nëse do të kemi sukses, kjo do të thotë se do të jemi rritur shumë”.

Juventusi – “Pirlo po punon mirë. Ai ka pasur ulje-ngritjet e tij, por më duket se po gjen rrugën e duhur. Juventusi do tregojë deri në dhjetor sesi do të shkojë sezoni, pasi ndikon edhe kalendari. Milani? Me ardhjen e Ibrahimovic, Pioli krijoi një skuadër të fortë. Kuqezinjtë kanë treguar një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë një zemërim në çdo top që kapin dhe duan ta tregojnë në fushë se kanë cilësi. Kanë një skuadër cilësore, për të rritur ambiciet dhe objektivat. Mund të përforcohen edhe në janar”.

Milan – “Ardhja e Ibrahimovic ka qenë vendimtare për Milanin, por edhe Pioli ka formuar një skuadër të fortë. Gjiganti suedez është shndërruar në njeriun simbol të skuadrës që luan shumë mirë futboll. Kur humbin topin, ata vrapojnë me shumë këmbëngulje, për ta rikuperuar menjëherë. Kanë organikën e duhur për të arritur zonën Champions, ndonëse do të ishte mirë t’i shtohej edhe pak cilësi. Ibra ka fituar shumë eksperiencë dhe për më tepër tani nuk është më egoist si më parë. Tani luan më shumë për skuadrën, por në aspektin karakterial, nuk besoj se ka durimin e duhur për t’u bërë trajner ndonjëherë”.

 

SHKARKO APP