Reja: E drejtë të ketë 5 zëvendësime, Juvja ka dy skuadra

Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja së fundmi ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” ku është pyetur për mundësinë që kampionati italian të rifillojë me 5 zëvendësime.

“Është një gjë që duhet të bëhet. Ashtu si duket, shumë shpejt mund të kthehet të luhet, do të ketë shumë ndeshje të ngjeshura. Për të parë rendiment të nivelit të lart dhe intensitet, duhet bërë rotacion mes shumë futbollistëve. Duhet të rikthehet që të luhet sa më parë, pasi duhet të jenë bërë edhe kontrollet mjekësore te futbollistët.

Kush avantazhohet? Mund të them ata që kanë futbollistë më të mirë. Juventus ka dy ekipe të një niveli të lart, Napoli mund të vuajë më shumë”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP