Shqipëria fiton lojën me Rejën, por mundet nga Islanda (VIDEO)

Edy Reja e nis me humbje aventurën në krye të kombëtares sonë. Kuqezinjtë kanë pësuar një humbje minimale 1-0 në Reikjavik ndaj Islandës. Strategu i Shqipërisë surprizoi që në formacionin që hodhi në fushën e lojës, duke përdorur skemën me dy sulmues me Cikalleshin dhe Balajn në fazën e avancuar. Mbrojtja me tre u formua nga Dermaku, Smajli dhe Veseli.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë tanë që dhanë sinjalin e parë që në minutën e 4-t, me Elseid Hysajn, por tentativa e shkodranit me të majtën u ndal mjaft mirë nga portieri Halldorsson. Vendasit ndërkohë futen disi vonë në lojë, por arrijnë që të gjejnë menjëherë rrugën e rrjetës që në aksionin e parë. Në minutën e 22-të, Gudmundsson dhuron spektakël duke dribluar disa prej futbollistëve kuqezi dhe më pas lëshon një të majtë që nuk u ndal dot nga portieri Berisha. Kuqezinjtë kërkojnë të reagojnë menjëherë me Dermakun, por mbrojtësi nuk ka fat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën, edhe pse pritej një përgjigje nga kombëtarja jonë, munguan aksionet sulmuese. Të dyja skuadra shfaqën lodhjen e fundit të sezonit, ndërkohë që i vetmi që shfaq sinjale të rrezikshme ishte Ndoj me një goditje nga distanca, që përfundoi shumë jashtë kuadratit. Kjo është humbja e dytë në 3 ndeshje në Grupin H për kombëtaren tonë, që mbetet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

ISLANDE-SHQIPERI 1-0

Swiss Digital Mobile Reklama

4’ Kombëtarja jonë e ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen. Lenjani kroson në zonë për Hysajn, i cili provon me një kthesë të bukur me të majtën, por portieri i Islandës grushton mjaft mirë

22’ GOL 1-0 Islanda kalon në avantazh pas një gabimi në mbrojtjen tonë. Gudmundsson dhuron spektakël duke dribluar disa prej futbollistëve kuqezi dhe më pas lëshon një të majtë që nuk ndalet nga portieri Berisha

28’ Reagojnë menjëherë kuqezinjtë me Dermakun, i cili provoi të shënonte pas një goditje nga këndi, por tentativa e tij devijohet nga mbrojtësit vendas

82’ Ndoj lëvizje mjaft mirë në hyrje të zonë dhe më pas tenton me të djathtën, por goditja e tij është për t’u harruar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?