Reja: E turpshme shpikja për Kamberin, me San Marinon duhet përqendrim!
Trajneri Edy Reja doli në konferencën për shtyp para sfidës ndaj San Marinos. Strategu italian kritikoi mediat për disa lajme të rreme për Kamberin, ndërkohë që shprehu besim te fitorja ditën e nesërme.
“Më vjen që kanë qarkulluar lajme të tilla, për mua është një gjë e turpshme. Nuk ka asnjë çështje Kamberi. Nuk është aspak e vërtetë. kamberi ka bërë një eko, por lojtari nuk ka qenë mirë dhe ka pasur dhimbje. Lojtari është me ne, besoj e keni parë. Është për të ardhur keq, pasi mediat humbasin besueshmërinë. Po luajmë çdo dy tre ditë, por do të luajnë futbollistët që janë më në formë, për të mos t’i hapur asnjë problem asnjërit prej tyre.
Atmosfera pas humbjes është njësoj. Bëmë një ndeshje të mirë ndaj një rivali si Anglia. Nuk arritëm të dilnim në lojën tonë, pasi kishim parashikuar të dilnim me kundërsulm. Edhe ata nuk na rrezikuan shumë, goditjen e parë e bënë pas 35 minutash. Gjithsesi i dimë shanset tona dhe do të vijojmë rrugën për në eliminatore.
Formacioni? Do të bëjmë vlerësimet në stërvitjen e fundit, se kush është në formën më të mirë. Nuk mendoj se do të bëj eksperimente, do të hedhë ekipin më të mirë të mundshëm në fushë. Kam 23 lojtarë të cilëve mund t’u besoj. Pra kur luan Berisha kapiten është Berisha, kur nuk luan është Hysaj. Nesër do të luajë Strakosha. Më vendosin në vështirësi pasi bëjnë paraqitje shumë të mira. Unë përpiqem që të bëjë njëfarë rotacioni. Duke qenë se është në formë të mirë, do të luajë Strakosha.
San Marino? Janë një ekip i organizuar, nuk janë modest apo të lehtë. Njoh Varellan. Punojnë shumë dhe janë të rrezikshëm me kundërsulm. Ne duhet të jemi të përqendruar. Ne do të luajmë në disa variante. Do të hedh në fushë futbollistët më në formë.
Për sa i përket Gjimshitit, ashtu siç bën te Atalanta bën të njëjtën gjë edhe te Kombëtarja. Duke qenë se luan në qendër te Shqipëria, nuk ka aq shumë hapësira përpara. Duhet të bëjmë prova, edhe për sulmin. Në klub ata mund të bëjnë prova të shumta, ndërsa në kombëtare kemi pak kohë për të bërë eksperimente te tilla. Në zonë shpesh shfaqemi me 4-5 lojtarë. Gjimshiti mund të na ndihmojë edhe për të sulmuar. San Marino nuk është kundërshtar i lehtë. Ju e patë çfarë na ndodhi në Andorra. Gjithsesi ne do mundohemi të bëjmë lojën tonë.”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/