Reja: Edhe unë jam përplasur me De Laurentiis, por kemi raporte të shkëlqyera

Trajneri i kombëtares sonë, Edy Reja ka kaluar 4 sezone te skuadra e Napolit, të cilat i kanë mbetur në zemër. Strategu italian ka qenë pjesë e ciklit të parë të De Laurentiis.

 

Reja, si mund të dalë Napoli nga kjo situatë e ngatërruar?

Me marrëveshje, me mëndje të ftohtë dhe dëshirë për të vazhduar punën në shërbim të klubit. Duhet ekuilibër nga të gjithë, trajneri, presidenti dhe futbollistët.

Jeni dakord me grumbullimet e tilla?

Varet nga momenti, në çdo rast vendimet e klubit duhen respektuar. Pa i dhënë shumë alibi askujt.

Keni pasur ndonjëherë përplasje me De Laurentiis?

Edhe mes nesh ka pasur përplasje. Mes nesh ruajmë një marrëdhënie respekti dhe dashurie. Aurelio është kështu, nervozohet por pas 10 minutash gjithçka. Ndodh para futbollistëve pas një ndeshje, ndërkohë që pas një ditë, u shtrëngon dorën futbollistëve në dhomat e zhveshjeve. Është një njeri bujar dhe i kuptueshëm.

Keni folur me të?

Jo, por ndodh shpesh. Që kur u largova, marrëdhënia jonë është edhe më e fortë.

/R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP