Reja: I kënaqur me 1-0, shpresoj të luajmë ndaj Anglisë si në 45 minutat e para!

Trajneri i Kombëtares sonë, Edoardo Reja është shfaqur i lumtur pas fitores në sfidën e parë eliminatore kundër Andorrës. Strategu italian theksoi se rivalët u hapën shumë probleme, ndërkohë që shpreson që lojtarët të luajnë ndaj Anglisë si në 45 minutat e para.

“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë se bëmë aksione të bukura, mund të konkretizonim që pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, na u deshën 15 minuta që të merrnim veten. Andorra është skuadër e vështirë, që të bën presing. Do të duhet të jemi të kënaqur me këto 3 pikë, në një moment të vështirë. Do isha i kënaqur me 2-0, por dhe 1-0 është mirë. Janë 3 pikë të rëndësishme. Duhet të shikojmë përpara me besim.

Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmues. Do të kërkoj të shfrytëzoj në maksimum këtë grup që kemi. Do t’i japim hapësirë dhe të rinjve, kalendari është i ngjeshur, duhet të përdor të paktën 20 lojtarë në këto 3 ndeshje. Mes tyre do të shohim nëse do të dalim elementë të rëndësishëm që mund të na japin një dorë në të ardhmen.

Manaj dhe Cikalleshi? Ishte e vështirë për sulmin, nuk kishin hapësira, sepse ata ishim me 5 lojtarë mbrapa. Në këtë situatë duhet të kesh mesfushën shumë të fortë. U përpoqëm në krahun e majtë me Lenjanin dhe Memushaj. Më pak me Hysajn dhe Baren. Ishim më të pastër në të majtë, më pak të pisët nga krahu i djathtë. Ishim pak efektivë në fazën ofensive.

Është ndeshja e parë në fushën e vështirë, duhet të kënaqemi me pikë. Do të isha i kënaqur që të luanim 90 minuta ndaj Anglisë, siç luajtëm 45 minutat e para me Andorrën. Nuk është hera e parë që Shqipëria luan kështu. Të gjitha skuadrat e tjera kanë pasur vështirësi në këtë fushë, është skuadër e fortë. Nëse do të kishim gjetur golin në minutat e para, do të ishte më e lehtë, do të hapeshin më shumë. Sigurisht që do të bëjmë më mirë, kjo nuk diskutohet. Broja bëri të vetmen gjuajtje me një aksion individual, është pak.

Ruajtja e energjive për Anglinë? Ndodhin edhe këto, sepse një lojtarë mund ta tërheqë këmbën. Të 3 mbrojtësit bënë një ndeshje shumë të mirë. Kur luhet çdo 3 ditë, edhe mund të kursehet diçka, sidomos kur ke Anglinë përballë. Në pjesën e dytë, ishte ndryshe qasja që patën lojtarët. Nuk do të thotë që je 1-0 dhe nuk duhet të shtysh përpara. Duhet të shtysh, për 90 minuta gjatë gjithë ndeshje”, u shpreh Reja.

SHKARKO APP