Reja ia rekomandon Kristjan Asllanin klubit të njohur në Seria A: Nëse më pyet De Laurenttis …
Kristjan Asllani që në sezonin e tij të parë në Seria A me Empolin ka lënë shumë përshtypje pozitive, duke përfunduar dhe në listën e dëshirave të disa skuadrave të njohura në Itali. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka impresionuar edhe trajnerin Edy Reja, teksa e grumbulloi ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë në miqësore duke i dhënë dhë minuta aktivizimi.
Për mesfushorin ka pasur disa oferta të ndryshme, teksa mes tyre ishin dhe Interi e Milanit. I fundit në listë është Napoli, ndërsa Reja ka theksuar se nëse presidenti i të kaltërve do ta pyesë, atëherë do t’ia propozonte transferimin e Asllanit në stadiumin Maradona.
“Asllani është një djalosh shumë interesant dhe i destinuar për të luajtur në klube të mëdha. Më ka bërë shumë përshtypje personaliteti që tregon, di të vendoset në mënyrë shumë inteligjente në fushë dhe punon mirë me të dyja këmbët. E ndërton lojën nga poshtë ashtu si Pirlo, megjithë respektin për krahasimin. Mund të luaj edhe në qendër të mesfushës por për këtë do t’i duhen këmbë më të forta.
Ka shumë vizion, është i zoti me topat e gjata dhe di të spastrojë zonën para mbrojtjes. E gjen shumë mirë momentin për të vertikalizuar dhe për t’i dhënë shpejtësi aksionit me pasime filtruese dhe preçize. Difekte? Duhet të ketë më shumë muskuj, të bëhet më i shpejtë por po flasim për një 20-vjeçar që luan për herë të parë në Serinë A dhe me eksperiencën mësohen të gjitha.
Napoli? Nëse Aurelio De Laurentis me të cilin kam një raport të shkëlqyer më pyet, atëherë unë do t’ia këshilloja Asllanin. Unë i besova me kombëtaren dhe ai debutoi ndaj Spanjës edhe pse është një lojtar që mund të luante për U21. Mendimet e mia për Asllanin janë të shkëlqyera, mbi të gjitha sepse di të pozicionohet në fushë”, u shpreh Reja.
KOHA JONË SONDAZH

