Reja: Kamberi nuk na ka kthyer përgjigje, si duket nuk është entuziast!

Florian Kamberi nuk i është përgjigjur ftesës së Edy Rejas për dy ndeshjet miqësore të qershorit me Uellsin dhe Çekinë. Lajmin e ka zbuluar vetë trajneri i kuqezinjve në konferencën për shtyp me rastin e shpalljes së listës për dy sfidat e ardhshme.

“Kemi disa probleme për sa i përket pjesës së portierëve. Berisha dhe Strakosha kanë pasur problem fizike. Do flasim edhe me stafin mjekësor kur të gjithë lojtarët të jenë këtu, për t’i parë nga afër. Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e kampionatit shqiptar, mund të bëj ndonjë ndryshim për sa i përket portës.

Sa i përket Kamberit, kemi folur me përfaqësuesin e tij, nga i cili nuk kemi marrë një përgjigje, si duket nuk është entuziast. Do ta ndjekim në vazhdimësi, nuk mund të themi se është mbyllur këtu. Në ndeshjet e Ligës së Kombeve kemi bërë shumë eksperimente, lista është e madhe, e cila sa vjen dhe bëhet më e shkurtër. Shumë lojtarë të rinj ende nuk janë gati, prandaj nuk po i shikojmë në vazhdimësi. Ka shumë lojtarë të rinj, të cilët luajnë me ekipe të njohura në Europë.

Për ndeshjet e Botërorit, do të bazohem të ata lojtarë që janë në formë dhe më japin besim. Mihaj ka probleme fizike, po ashtu edhe Dermaku me Hysajn. Ky i fundit ka edhe çështjen e kontratës dhe nuk është në një moment të mirë. Themi shpesh që kemi ndeshje miqësore, por për mendimin tim miqësoret nuk ekzistojnë. Kemi përballë dy ekipe të forta”, deklaroi Kamberi.

SHKARKO APP