Reja këshillon Mourinhon: Kumbulla markoi sulmuesin më të mirë në botë, mund të luajë dhe me 4!

Marash Kumbulla bëri një paraqitje fantastike kundër Polonisë, duke mbajtur në mënyrën më perfekte as më pak dhe as më shumë port Robert Lewandowskin. Ai fitoi të gjitha duelet si ajrore dhe ato në tokë kundër bomberit polak.

Mourinho vijon ta vlerësojë si qendërmbrojtësin e katërt pas Mancinit, Smalling dhe Ibanez. Kumbulla kthehet në Romë me statistika mbresëlënëse dhe sigurisht kërkon diçka më shumë edhe nga Mourinho, jo vetëm aktivizimin në Conference League.

Në krahë të Kumbullës del edhe një herë trajneri Edy Reja, i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport”, këshillon Mourinhon të ketë në konsideratë Kumbullën pas paraqitjeve të tij të fundit me përfaqësuesen.

“Markoi qendërsulmuesin më të fortë në botë me një maturi impresionuese. Nuk vuajti aspak përballë Lewandowski, përkundrazi vuajti Leva. Nuk e ka problem të përballet me sulmues të fortë fizikisht, nuk ka frikë nga përballjet. Me mua luan në mbrojtje me tre, e bënte edhe me Fonseca por në përfaqësuese luan shpesh si qendër në mbrojtjen me tre.

Ai po maturohet shumë, edhe në mënyrën se si e lexon lojën. Nga ajo që shoh unë, Kumbulla mund të përshtatet shumë lehtësisht edhe në mbrojtjen me katër, pasi aty mbrapa ai di të bëjë çdo gjë. Ka pasur probleme me COVID-19, më pas u dëmtua, por me ne ka luajtur çdo ndeshje gjithnjë e më mirë”, u shpreh Edy Reja për “Corriere dello Sport”.

SHKARKO APP