Reja: Kualifikimi në Botëror do të ishte ëndërr, Udinezes i sugjeroj Manajn!
Trajneri i Kombëtares sonë, Edoardo Reja është një friulan i vërtet, i lindur në Lucinico. Ai është në tifoz i madh i skuadrës së Udinezes, teksa shpesh herë ka marrë oferta të shumta nga ky klub, por asnjëherë kjo “martesë” nuk u bë. Pas një karrierë të gjatë me klubet e Seria A, tani strategu italian drejton Kombëtaren tonë, teksa së fundmi ka dhënë edhe një deklaratë interesante për “Tuttoudinese”.
“Kam pasur gjithmonë ambicie për të dëmtuar Kombëtare, kur mora thirrjen nga Shqipëria, nuk e mendova dy herë. Së bashku me Federatën po bëjmë një punë të rëndësishme, sidomos nga pikëpamja e formacionit dhe punës teknike. Në këto vite, Shqipëria ka investuar shumë në infrastrukturë. Kemi fatin që të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm, dhe të punojmë në zyra me infrastrukturë shumë komode.
Ka shumë futbollit interesant, që janë të gatshëm për të dhënë më të mirën. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionate të rëndësishme në Europë, në Gjermani dhe Itali. Ka shumë entuziazëm, bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm. Do ta marrim me shumë entuziazëm fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2022, kualifikimi do të ishte një ëndërr. Shpresoj që të nisim sa më shpejt punë. Shpresa është që para qershorit, situata të zhbllokohet.
Oferta nga Udineze? Kishin mbetur shumë pak ndeshje nga fundi, nëse do të më kishin thirrur më shpejt, do të kisha pranuar menjëherë. Do të doja një projekt afatgjatë. Jam akoma tifoz i madh i Udinezes.
Ka ndonjë shqiptar që mund të luajë te Udineze? Pierpaolo Marino-s, mikut tim, do i sugjeroja që të merrte Manajn. Kur ishte tek Interi nuk ishte nde gati, ndërkohë që te Albacetete ka arritur që të përmbushë procesin e maturimit, duke shënuar gola të rëndësishëm. Për këtë arsye bindi edhe Barcelonën. Është një futbollist që në një ekip si Udineze mund të bëjë vërtet mirë. Ka edhe futbollistë të tjerë shumë të mirë, nëse Marino do të më kërkonte këshilla, do t’i sugjeroja disa të rinj shumë të mirë”, deklaroi Reja. /Rozalb Lika-Koha Jone/