Reja me ndryshime ndaj Gjeorgjisë, ja formacioni që pritet të hedhë në fushë sot

Pas miqësores pozitive ndaj Spanjës, e cila në fakt u humb minimalisht 2-1, Kombëtarja jonë do të jetë e impenjuar sot në orën 18:00 në testin e radhës ndaj Gjeorgjisë. Trajneri Edy Reja pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin që do të hedhë në fushë, por skema do të mbetet e njëjta 3-5-2.

Në portë këtë herë nuk do të jetë Berisha, por Strakosha. Në mbrojtje nuk do të ketë ndryshime me Ismajlin, Gjimshitin dhe Kumbullën në qendër. Në krahët e mesfushës pritet të aktivizohen Roshi dhe Lenjani, ndërkohë që Ramadani, Çekiçi dhe Asllani.

Në sulm Armando Broja konfirmohet nga minuta e parë, teksa në këtë duel pritet që edhe të gjejë rrugën e rrjetës. Në krahë të tij nuk do të jetë Cikalleshi, por Rey Manaj. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?