Reja: Me San Marinon sfida vendimtare, do të ketë risi në formacion!
Edy Reja kërkon përqendrim maksimal nga skuadra në prag të duelit të radhës për kualifikueset e Kupës së Botës kundër San Marinos. Strategu italian ka evidentuar faktin që ekipi ka pasur probleme me rivalë “të lehtë” në letër, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe ndryshime në formacion.
“Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund ti marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm.
Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë. Kemi konkurrent të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë që ju e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e fortë ka kualitet.
Edhe ne kemi pasur rritje, i kemi treguar në ndeshje, mendoj që çelësi është ndryshimi i mentalitetit të Shqipërisë. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë, tani kemi bërë dhe gabime dhe që duhet ti analizojmë sa më mirë. Duhet të kemi përqendrimin e duhur dhe nëse mia dalim mbanë do të luajmë shanset tona deri në fund.
Rotacioni ndaj San Marinos? Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë dhe ca goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë Hysaj, Bare dhe Manaj.
Kushdo që luan duhet të japë maksimumin, ne e pamë Broja hyri nga stoli dhe shënoi. Janë shumë ndeshje, janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë e përballojnë. Shpresoj që kur të luajnë me Kombëtaren të jenë sa më të karikuar ndaj San Marinon, dhe siç e dimë janë shumë të dhënë ndaj Kombëtares dhe shpresoj të japin më të mirën”, deklaroi Reja.