Reja: Me Turqinë luajmë shanset e fundit, shkojmë vetëm për fitore (VIDEO)
Trajneri i kombëtares sonë Edy Reja, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve me Turqinë dhe Moldavinë. Strategu italian ka shpjeguar mungesat e Mavrajt, Sadikut dhe Xhakës në listën zyrtare për këtë grumbullim.
“Kam folur me Mavrajn! Ka për të bërë një operacion në krah. Më ka kërkuar pushim. Do ta rifitoj radhës tjetër. E di që do pyesni edhe për Sadikun. Ka kërkuar pushim për probleme familjare. Xhaka nuk është grumbulluar, kam folur i kemi sqaruar. Dua të njoh lojtarët e rinj si Selhai dhe Seferi. Nuk më pëlqen të grumbulloj 27 lojtarë. Me lojtarët me vlera nuk dua të krijoj situata të pakëndshme duke i dërguar në tribunë. Dua t’iu jap minuta lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre, duke provuar sa më shumë. Gjithashtu edhe Trashin, e kishim në grup, meriton konsideratë dhe minuta për të luajtur. Po luan rregullisht me klubin”.
E ardhmja – “Detyra jonë është të punojmë mirë dhe me impenjim të lartë. Për vlerësimet do merremi në nëntor. Kemi krijuar një grup të mirë që gradualisht po integrohet me njëri-tjetrin. Më pëlqen një skuadër që luan futboll të mirë, jo vetëm të mbrohemi dhe të jemi cinikë. Dëshira ime është të vazhdoj me Kombëtaren”.