Reja mendon të befasojë Spanjën me dy sulmuesit më të shpejtë që ka në dispozicion
Shqipëria përballet me Spanjës të shtunën në miqësore ndërkohë që trajneri Edy Reja po mendon për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës.
Italiani pritet të hedhë në fushë vendosjen e zakonshme 3-5-2, me lojën sigurisht të orientuar nga mbrojtja, ndërkohë që do të tentojë befasinë me kundërsulme.
Për këtë arsye ai pritet të aktivizoje dy lojtarët më të shpejtë që ka. Bëhet fjalë për Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.
Sulmuesi i Southampton e ka treguar që është shumë problematik për mbrojtësit kundërshtarë në hapësira dhe kjo është një ndeshje për të. Uzuni gjithashtu njihet për shpejtësinë e tij.
KOHA JONË SONDAZH

