Reja: Napoli mund të shkojë në Champions, Hysaj i zoti me Shqipërinë!

Ish-trajneri i Napolit, Edoardo Reja aktualisht në stolin e kombëtares shqiptare, bëri disa deklarata në “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku u ndal më shumtë te “Të Kaltrit”.

“Te Napoli kam shumë miq, që do të doja t’i shihja përsëri. Pas dy ditësh do të vaksinohem dhe do të jem më i qetë. Vaksina është mënyra e vetme për t’u çliruar, përndryshe kjo pandemi nuk do të kalojë kurrë. Është një detyrë dhe të gjithë do të duhet ta bëjnë atë.

Napoli? Ka gjithçka për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Posedon cilësi dhe gjendjen e duhur fizike, të cilën shumë skuadra nuk e kanë për momentin.

Hysaj? Me mua bëri një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Anglisë. Ai luajti tri ndeshje pa pasur ndonjë problem fizik.

Napoli mbetet emocioni më i madh në karrierën time. Kujtesa më e mirë profesionale e jetës sime është e lidhur me atë klub dhe qytet. Napoli kurrë nuk harrohet, ka një bukuri të pabesueshme në kujtimet e mia.

Sfida me Juven? Është një ballafaqim i drejtpërdrejtë. Të gjitha ndeshjet do të jenë të rëndësishme. Kthimi i lojtarëve nga kombëtaret është gjithashtu një lajm i shkëlqyer. Shumë prej tyre kthehen të galvanizuar moralisht. Mjafton t’ju përmend Elmas, që mundi Gjermaninë me Maqedoninë e tij”, deklaroi Reja.

SHKARKO APP