Reja: Ndaj Spanjës për të fituar eksperiencë, tani do të doja një ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Spanjës është shprehur se kjo ndeshje do i shërbejë Kombëtares sonë për të fituar më shumë eksperiencë dhe për të mësuar nga humbjet me Francën apo Anglinë. Strategu italian nuk zbuloi asgjë nga formacioni që pritet të hedhë në fushë nesër.

“Të gjithë e njohim futbollin spanjoll. I kam vlerësuar gjithmonë sepse dinë ta luajnë mirë topin. Ka një filozofi të veçantë. Kam konsideratë shumë të lartë për trajnerin Luis Enrique. E kam njohur kur ka qenë te Roma. Ishte i ri atëherë, ndërsa unë me më tepër eksperiencë. Kam fituar dy derbi, ndërsa ai nuk ka pasur aq fat. Vinte nga Barcelona B atëherë, ishte i ri. I kam uruar një karrierë të mirë dhe ashtu ndodhi. Është një trajner i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Prandaj meriton vlerësimin tim.

Jam shumë i zhgënjyer për atë që ndodhi mbrëmë me Italinë. Mendoj që ndeshjet vendimtare ishin ato me Irlandën e Veriut dhe Zvicrës. Mbrëmë ishin pak të lodhur, nuk ishte Italia më e mirë. Sigurisht, ka edhe lojtarë shqiptarë që luajnë me Maqedoninë e Veriut. Për mua nuk ishte një surprizë. E kam parë edhe në ndeshje të tjera. Meritonte rezultate pozitive për atë që kanë bërë deri më tani. Më vjen keq për Italinë, por futbollistët mu duken pak të lodhur. Maqedonia e shfrytëzoi këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua që kur të dalim nga fusha duke pasur parasysh që të kemi bërë një ndeshje të mirë. Mos të bëjmë ato paraqitje si na kanë ndodhur me Anglinë apo me Francën në të kaluarën. Luajmë me një skuadër shumë të fortë. Për Spanjën është e kotë të flasësh shumë. Është një nga ato ndeshje që na vlejnë shumë për të ardhmen dhe për të parë progresin që kemi bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ndeshje na vlen për të bërë eksperiencë. Kemi luajtur mirë me Çekinë, me Uellsin, me Poloninë, apo edhe me Hungarinë dhe kemi treguar që kemi pasur rritje si ekip. Këto ndeshje, si është miqësorja me Spanjën na vlen shumë për të kuptuar ku kemi arritur dhe për të bërë analizën. I kërkova Federatës dy miqësore të rëndësishme. Ekipi dhe djemtë janë shumë entuziastë. Ekipi po punon shumë. Janë shumë të karikuar për të treguar vlerat e tyre. Është një ndeshje që të gjithë duan ta luajnë. Edhe unë dua të luaj kundër Spanjës.

Kemi një skuadër që gjithmonë ka dhënë maksimumin. Ndaj Spanjës duhet të jemi në maksimumin tonë fizik, sepse Spanja ka shumë teknik. Luajnë shumë me topin dhe kur luajnë shumë me topin duhet të vraposh. Duhen lojtarë që kanë rezistencë. Mund t’ia lëmë topin Spanjën. Mjafton që të gabojnë dhe të përfitojmë. Duhet të jemi shumë të përqendruar. Janë të vështirë për çdo ekip, janë të shpejtë. I kemi armët, me shpejtësi në zonën sulmuese.

Nëse nesër dikush do ti zgjidhë problemet vetë, kjo nuk është ndeshja për ta bërë. Duhet të luajmë si ekip. Nuk e di as unë kush do të luajë nesër. Në mëngjes do të vendos. Me atë që kam parë në këto 3-4 ditë, skuadra është mirë fizikisht. Nëse e ndiqni atë që bëjnë lojtarët tanë, ata luajnë të gjithë. Zgjedh njërin apo tjetrin, jam i sigurt që do më japi atë që kërkoj. Nuk më duket e drejtë të them këtu formacionin, kur lojtarët nuk e dinë ende kush do të luajë. Nuk fitohen ndeshjet individualisht, është grupi që duhet të fitojë. Do më pëlqente të luaja kundër Maqedonisë për të parë cila nga ne të dyja është më e fortë.

Asllani po luan shumë mirë me Empolin dhe pritet shumë nga ai. Kemi edhe Bajramin që ka cilësi shumë të mira. Uroj shumë të kemi mundësi ta aktivizojmë. Kemi Balliun, i cili kishte më parë probleme fizike, ndërsa tani është rikthyer dhe është në formë shumë të mirë dhe dua ta shikoj në aksion. Sa i përket të tjerëve nuk do të ketë surpriza”, deklaroi Reja.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?