Reja në krye të Napolit? Strategu italian sqaron gjithçka

Në ditët e fundit është folur shumë për një emërim të mundshëm të trajnerit Edy Reja në krye të Napolit. Momenti i vështirë që po kalon në kampionatin italian, mund të sjellë vendimin e De Laurentiis për të shkarkuar Carlo Ancelottin.

 

Gjithsesi trajneri i kombëtares sonë ka vendosur që të mohojë zërat në një prononcim që ka dhënë për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam asnjë kontakt me Napoli. Është një moment i vështirë, që dallohet, edhe pse dje isha i pranishëm në stadium. Jam i sigurt se Ancelotti do të dalë nga kjo situatë me anë të njohurive dhe përvojës që ka. Do të jem në San Paolo vetëm për të përshëndetur Hamsik”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?