Reja: Një ndeshje nuk është vendimtare, do vijoj në krye të Shqipërisë!
Trajneri Edoardo Reja doli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bjellorusisë, Strategu italian foli për disa tema duke filluar nga formacioni, e duke përfunduar te gabimi i Berishës apo edhe e ardhmja e tij te kuqezinjtë.
“Rezultati ndaj Kazakistanit ishte i rëndësishëm. Gabimet që kemi bërë i kemi analizuar. Jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Është normale. Në çdo ndeshje, kemi qenë të detyruar të ndryshojmë skuadrën dhe formacionin. Pavarësisht kësaj, kemi krijuar një koncept për lojën tonë. Nuk kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Kishim mundësi të fitonim ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë për kjo nuk ndodhi. Kemi shanse për të arritur vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë. Të përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme.
Formacioni? Mungon Abrashi i skualifikuar. Kandidati për ta zëvendësuar është Laçi. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm, dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si duhet të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka. Të gjithë janë të rikuperuar. Për formacionin do të vendosim nesër.
Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta. E rëndësishme është që të mos humbasim ekuilibrin. Është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira.
Cikalleshi dhe Manaj dhe sulm? Ka shumë mundësi që sulmi të jetë i njëjte me Kazakistanin. Kur bëj listën marr 5 sulmues. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm. Preferoj një që të sulmoj portën dhe një që të tërhiqet. Kur luan me 2 sulmues nuk mund të luash me 2 të ngjashëm. Kur të duhet goli dhe je në presion mund të përdorësh 2 lojtarë të njëjtë si Cikalleshi dhe Balajn, por në fillim kam preferuar 2 futbollistë të ndryshëm. Është trajneri ai që merr vendimet për zgjedhjet.
Largimi i Brojës? Nuk bëri asnjëherë gjatë gjithë javës, stërvitje të plotë.
Gjasula? Pati një problem në shpatull në fundin e ndeshjes. Nesër do të vendosë stafi mjekësor. Nëse do të jetë mirë do të luajë.
Stadiumi? Kishim dëshirë të luanim në një fushë tjetër për shkak të terrenit. Por nuk ishte e mundur. Di që është punuar për ta rikthyer fushën në një gjendje sa më optimale. Fusha do të jetë njësoj për të dy, kush është më i Zoti do të fitojë.
Gabimi i Bërishës? Duhet ti japim meritat futbollistit të Kazakistanit, që pati edhe fat. Berisha do të përpiqet ta rikuperojë gabim. Zakonisht gabimet e portierëve komentohen së shumti. Berisha është i fortë në aspektin karakterial. Gabimet ndodhin, nuk është se duhet komentuar 100 herë për këtë gjë. Janë raste të rralla. 80% të meritave i merr lojtari. Asnjë nuk e kuptoi çfarë ndodhi te goli. Topi mori një trajektore te çuditshme.
E ardhmja? Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhëna maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare, për të dalë në konkluzion të gjithë sezonit”, u shpreh Reja.