Reja: Nuk më pëlqeu loja e disa lojtarëve, ishim shumë të ngadaltë
Trajneri Edy Reja është shprehur shumë i pakënaqur me barazimin 2-2 ndaj Andorrës. Strategut italian nuk i ka pëlqyer aspak loja e disa lojtarëve.
“Nuk më pëlqeu qëndrimi i skuadrës në fushë dhe i disa futbollistëve. Ndoshta ishte ndeshja më difektoze në fazën mbrojtëse. Sonte kemi qenë shumë të lehtë në fushë, ndaj dhe u vendosëm në vështirësi. Andorra u mbyllë mjaft mirë duke na lënë shumë pak hapësira.4
Kishim zgjedhjet e limituara. Gjasula ishte i skualifikuar, Bare me një karton s’do të luante në ndeshjen e radhës. Ndoshta bëra disa ndërrime më shumë seç duhet. Skuadrës i mungoi dinamizmi, pasi lojtarë si Xhaka për shembull janë shumë më agresivë.
Shqipëria ka sëmundje kundër skuadrave më të dobëta se ajo që mbyllet në mbrojtje. Kundër skuadrave që sulmojnë del në lojën e saj. Jam i zhgënjyer nga ky rezultat, ashtu siç janë dhe lojtarët”, deklaroi Reja.