Reja: Nuk mund të gabojmë gjithmonë kështu, duhet të bëjmë hapin cilësor

Trajneri Edoardo Reja kritikoi skuadrën për gabimet në momentet e fundit që sollën humbjen ndaj Spanjës. Sipas strategut italian futbollistët duhet të bëjnë një hap për të përmirësuar këtë aspekt.

“Do të ishte shumë e bukur nëse do të kishim shkuar në shtëpi me një barazim. Na mbetet një zhgënjim i madh në golin e dytë. Djemtë kanë shpenzuar shumë energji, punuan mirë në pjesën mbrojtëse. Por gabuan në momentin e golit të parë.

Më vjen keq për gabimet që bëjmë dhe që s’po bëjmë dot atë hapin që të tregojmë që jemi një skuadër e fortë. Kemi gabuar edhe ndaj Polonisë, nuk mund të dhurojmë gjithmonë. Bëmë një lojë të mirë, por na mungojnë detajet e vogla për të bërë hapin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen shumë keq për djemtë për ato gabime, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet t’i rregullojmë. Ekipit do i jap një notë mjaftueshëm, nuk i ndaj, kush mirë e kush keq. Bëmë një paraqitje të mirë për të përballuar Spanjën, nuk mund të them se kemi nota negative, duke ditur se kishim përballë një ekip si Spanja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendoj që skuadra bëri mjaftueshëm,nuk mund të them që kishte reparte apo lojtarë që nuk bën atë që duhet. Nuk ishim shumë të aftë në mbajtjen e topit, që të përballonim Spanjën. Bëmë disa lëvizje të mira dhe patëm disa raste me shumë, me pak fat mund të kishim bërë më shumë. Nuk mund të vë nota dhe nuk dua t’i them asgjë djemve. Nuk duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta, por duhet të jemi të përqendruar për 100 minuta’, u shpreh Reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?