Reja: Panucci s’kishte fat, kur të jetë e nevojshme do ta përdor “bastunin” (VIDEO)

Trajneri i kombëtares sonë, Edoardo Reja është duke folur në konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të eliminatoreve ndaj Islandës dhe Moldavisë. Strategu italian po komenton nga Durrësi përzgjedhjet e tij.

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kemi marrë dhe 4 lojtarë te Partizanit të cilët më kanë pëlqyer. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara.

Objektivi – “E dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë këtë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lidhur. Ky është moment thelbësor. Kam folur me lojtarët dhe kam udhëtuar shpesh për të takuar lojtarët. Ka dëshirë, entuziazëm dhe dëshirë pozitive që unë e ndjej. Futbollistët duan të bëjnë më të mirën e mundshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lenjani – “Kam folur me Lenjanin kam qenë në Zvicër. Kemi sqaruar gjithçka. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Christian Panuccit. Nuk më pëlqen kur trajnerët flasin keq për trajnerin. Ai më ka dhënë përshtypjen që ka ardhur me shumë entuziazëm dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë na maksimum”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtypjet e para: “Ne kemi punuar një javë me futbollistët që kishin përfunduar kampionatet e tyre. Falenderoj dhe Partizanin që më dha mundësinë të shoh futbollistët. Lojtarët që kishin përfunduar kampionatin i afrova për t’i mbajtur në aspektin e duhur fizik. Stërvitja e vërtetë do të fillojë sot”.

Mungesa e Gjimshitit dhe Çekiçit në listë – “Gjimshiti do të operohet sot në shpinë. Ka luajtur në javët e fundit sepse trajneri Gasperini kishte nevojë për të. Çekiçin e kam parë, por ka edhe Uzunin dhe e kam nën vëzhgim. Jam duke ndjekur futbollistët që jam më në formë. Kjo nuk është lista e përhershme, do të ndryshojë”.

Skema – “Kemi mesfushorë që mund të luajmë me 3-5-2 se Lenjani e Roshi mu d të luajnë por është Hysaj që nuk është i përshtatshëm për këto krahë. Kur luan me 2 sulmues ke nevojë që skuadra të jetë e ekuilibruar, nuk shkon në sulm pa pasur municione. Do të ekuilibroj skuadrën përtej modulit. Janë lojtarët që duhet të dinë çfarë të bëjmë dhe kjo është e rëndësishme. Kam një 3-5-2 ose 4-3-1-2 që i përafrohet më shumë karakteristikave të ekipit”.

Gjuha shqipe – “Nuk arrij të kuptoj asnjë fjalë nga ajo çfarë thoni. Kam qenë i kujdesshëm kur flitet, pasi kuptoj gjermanisht, slloven, por nuk kuptoj asgjë. Kam takuar shumë shqiptarë në vendlindje dhe më kanë ndërtuar dhe shtëpinë si muratorë. Shpresoj të mos ma shembin dhe shpresoj të ndërtojmë diçka bashkë”.

De Biasi – “Kam folur dhe me De Biasin disa herë dhe kam marrë gjëra pozitive. Panucci nuk kishte shumë fat me rezultate, por mendoj se është munduar për mirë. Diktator? Nuk e di. Jam më demokratik dhe më pas kush nuk i zbaton rregullat. Nuk do e përdor bastunin shpesh, por kur duhet do të godas fort. Dua të krijoj një impakt pozitiv dhe jo të prish energjinë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?