Reja parashikon finalen e Kupës: Zemra më thotë Napoli, por me Juven do e ketë të vështirë

“Më në fund do të flasim për futbollin e luajtur. Të mërkurën do të jetë një ndeshje e bukur, të shohësh Napolin në finalen e Kupës është motiv kënaqësie edhe për ne që kemi qenë pjesë e këtij klubi”. Këto fjalët fjalët e krenarisë së trajnerit të Kombëtares sonë, Edy Reja. Të kaltrit synojnë që të marrin trofeun e parë sezonal, por ky nuk duhet të jetë synimi i vetëm i Gattusos.

“Napoli synon një vend në Europë, ishte e pamundur për mënyrën se si e nisën sezonin. Mes Sarrit, Mazarrit, Benitez dhe Ancelottit, të kaltrit kanë qenë gjithmonë kompetitivë, rritja ka qenë konstante që nga Seria C. Në Seria A kemi bërë mjaft mirë, ndërkohë që kemi marrë pjesë edhe në kupat europiane. Napoli nuk gabon prej kohësh dhe ka qenë shumë kompetitive në të gjitha kompeticionet”, u shpreh Reja.

Më tej trajneri i Shqipërisë nuk i kursen elozhet për Gattuson: “Është i ndryshëm nga Ancelotti dhe Sarri. Rino është më konkret, u jep mbështetje futbollistëve, duke i bërë që të besojnë. Sigurisht të ndihmojnë edhe rezultatet. Napolit është rritur dhe tani po bën një sezon të madh. Gattuso është një nga ata personazhet që i pëlqejnë De Laurentiis dhe dëshiron ta konfirmojë edhe për tri vite të tjera, sipas meje bën mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reja ka bërë edhe një analizë të futbollistëve shqiptarë, duke filluar nga Hysaj: Elseid është një futbollist për të cilin kam një mendim të veçantë. Ka bërë një gol fantastik, i cili ka bërë xhiron në televizionet shqiptare, ndërkohë që në fakt shënon pak. Me Gattuson ka gjetur vazhdimësinë. Rrahmani? Napoli bëri mirë që e mori, është futbollist që luan në mbrojtjen me tre, blerje e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund një parashikim për ndeshjen e Napolit kundër Juventusit: “Zemra më thotë Napoli, por do të jetë një ndeshje e vështirë”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?