Reja: Po ndjekim disa futbollistë të rinj në Europë, ja përse nuk erdha në Shqipëri!
Ditën e sotme trajneri Edoardo Reja duhet të ishte në Shqipëri, por për shkak të mbylljes së kufijve të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian e ka bërë atë që të mos jetë këtu, por ndodhet ende në Itali dhe kjo mbyllje e kufijve ka sjellë edhe një prishje të planeve.
“Duhet të isha sot ne Tiranë, pasi kisha organizuar një grumbullim me të gjithë të rinjtë e kampionati vendas. Ky grumbullim është një pjesë e një programi që do të zgjasë me vite, por për fat të keq na ndodhi kjo mbyllje e kufijve surprizë që do të na duhet të presë edhe 15 ditë për të kuptuar nëse do të mundem të vij atje apo jo. Megjithatë nëpërmjet video konferencave jemi qëndrojmë në kontakt me të gjithë stafin dhe diskutojmë rreth lojtarëve që kemi dhe atyre që po mbajmë nën vëzhgim, por do të të donim të ishim më në brendësi të futbollit shqiptar, për të parë elementët që janë mes viteve 2000 deri në vitet 2005.
Jam duke ndjekur djem të rinj nga kampionati shqiptar dhe kampionate të tjerë, Zvicra, Franca, por ka edhe disa lojtarë në Gjermani që po ndjek. Nuk janë të njohur ende dhe unë nuk mund t’i them emrat, pasi ka probleme me dokumentacionet e tyre sepse janë shqiptarë por kanë lindur në shtete të tjera dhe janë pjesë e kombëtareve ku ata kanë lindur, për këtë arsye është pak delikate të flasësh për këtë gjë.
Do të mblidhemi në një video konferencë me të gjithë trajnerët e sektorit të të rinjve dhe do të shohim se si është situata. Programi vazhdon edhe po nuk jam unë aty. Më pas do të njihemi me zgjedhjet e bëra. Do të zhvillohen ndeshje që ne do të na i dërgojnë dhe ne do t’i shohim. Një pjesë të tyre e njohim dhe një jo. Objektivi ynë do të jetë që ne të grumbullojmë lojtarë që luajnë në Shqipëri për të kuptuar më tepër ca prodhon ai futboll atje. Kemi si synim që të përmirësojmë nivelin teknik të futbollit shqiptar. Me këtë nuk dua të them që jam unë më i miri, por 35 vite trajner më kanë krijuar një eksperiencë të mjaftueshme.
Më vjen keq për këtë dhe shpresoj që edhe ju shqiptarët të filloni të mendoni për ruajtjen e distancimit të sigurisë, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve. Shoh këtu në Itali në Friuli, njerëz që dalin me maska ne fytyrë, në bare është distanca e sigurisë. 2-3 ditë më parë shkova në plazh dhe respektohej distanca. Për sa kohë që nuk ka vaksinë, ky virus qarkullon dhe duhet të tregojmë kujdes”, u shpreh Reja.