Reja publikon formacionin e “hallit” ndaj Andorrës, por lë në stol Bajramin

Kombëtarja do të luajë sonte në mbrëmje sfidën e fundit për fushatën eliminatore të Kupës së Botës, Katar 2022. Trajneri Reja do të ketë shumë mungesa, teksa e ka pasur një mision shumë të vështirë për 11-shen e parë.

Strakosha rikonfirmohet në portë, ndërkohë që në qendër do të jenë Hysaj, Mihaj dhe Dermaku. Në krahë do të luajnë Roshi dhe Hoxhollari. Në mesfushë do të rreshtohen Ramadani, Laci dhe Çekiçi.

Në sulm do të jenë Uzuni dhe Seferi që do të formojnë dyshen titullarë. Surpriza është lënia në stol e Nedim Brajamit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?