Reja: Rezultati 3-1 pak i rëndë, për rinovimin do të vendos Presidenti Duka

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka folur për mediat pas humbjes përballë Italisë në miqësoren e luajtur në stadiumin “Air Albania”.

“Vetëm pjesën e parë patëm pak vështirësi. Krijuam mundësi të mira për gol. Ndoshta meritonim të shënonim të paktën edhe 1 gol. Kjo humbje 3 me 1 ishte pak e rëndë. Në qoftë se flasim për Pafundin, thonë që është Maradona i ri dhe më vjen keq që pati pak minuta.

Ndërkohë ne po punojmë me të rinjtë, kemi futur Adrian Bajramin në fushë, lojtar i ri që premton shumë, ndërkohë që unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj, mendoj se do vijnë edhe rezultatet.

Por kur luan me ekipe të tilla duhen lojtarë me peshë më të madhe. Adrian Bajrami është një lojtar që ka cilësi të madhe dhe që premton shumë.

Rinovimi? Që kur kam filluar të punoj nuk është se kam firmosur kontratën e re para përfundimit të kampionatit. Ne flasim çdo ditë me Presidentin Duka por është ai që do vendosë. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë do jetë ai që do më thotë”, tha Reja.

YouTube player

SHKARKO APP