Reja: Stadiumi Air Albania një thesar, por një problem ekziston …

UEFA është kritikuar jo pak që zgjodhi “Air Albania”-n për finalen e Conference League për shkak të kapacitetit. Gjithsesi trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka përkrahur zgjedhjen, duke folur me superlativa për impiantin më të madh dhe modern në Shqipëri.

Trajneri italian, duke folur për mediat vendase, tha se stadiumi “Air Albania” është një “thesar”, që ofron dukshmëri perfekte, teksa pranoi se do të bëjë tifo për Romën e Jose Mourinhos.

“UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, ndaj nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin shqiptar. ‘Air Albania’ është një thesar, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka emocione të mëdha, do të bëj tifo për Romën, Murinho me verdhekuqtë është rinuar”, tha ndër të tjera Edi Reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?