Reja: S’vlen krahasimi me Shqipërinë e Panuccit, nuk e di sa lojtarë do të vijnë!
Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja ka folur në prag të miqësores ndaj Kosovës si dhe dy sfidave në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Italiani u shpreh i shqetësuar për lojtarët që do të lejohet të vijnë në vendin tonë.
“Kemi probleme edhe këtë herë ashtu si në grumbullimin e fundit. Nga dëmtimet por edhe nga virusi. Kemi disa mungesa, Vrioni dhe Trashi janë dy lojtarë në pikëpyetje. Të hënën do kemi një panoramë të qartë për lojtarët. Gjasula do ketë një ndeshje të martën dhe do flasim me të se çfarë do ndodhi. Ne do të kemi ndeshje miqësore me Kosovën dhe aty do jemi më të qartë.
Dihet që jam i shqetësuar për këtë situatë dhe për problemet me klubet. Sidomos me klubet italiane që kanë rregulla të veçanta. Ne kemi pasur kontakte me lojtarët, është problem për të gjitha vendet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Kemi përpara 1 miqësore me Kosovën dhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Uroj të mos kemi probleme me lojtarët, pasi me lojtarët e mbrojtje kemi disa probleme. Do kem shumë pak kohë për të përgatitur ndeshjen miqësore, por besoj se do kem lojtarët më të mirë në grumbullim.
Në dy ndeshjet e fundit në donim 4 pikë dhe morëm vetëm 2 pikë. Në ndeshjen e parë nuk bëmë mirë, por te e dyta ishim më mirë. Në dy ndeshjet e ardhshme kemi objektivin të fitojmë. Objektivi ka qenë gjithmonë vendi i parë në grup dhe do japim maksimumin ta arrijmë këtë.
Kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe të tjera jo të mira. Do duhej të fitonim në disa duele, në fushë duhet të japim 110 për qind për të arritur objektivin e grupit sepse kemi për detyrë t’i fitojmë ndeshjet e radhës për të kapur objektivin. Ndeshjet pa tifozë nuk janë ndeshje natyrale futbolli. Do na ndihmonin dhe do ishim komod me tifozët tanë në stadium. Në fushë do japim maksimumin edhe pse pa tifozë. Është një futboll ndryshe dhe ne duhet të japim maksimumin për objektivin
Kosova? Është një situatë ku nuk e shikoj me vend krahasimin e ndeshjes me 2018-ën, kur ishte Panucci. Shqetësimi im është të kem të gjithë lojtarët. Dy ndeshjet zyrtare janë primare për mua, pa harruar rëndësinë ndaj Kosovës. Duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Këto 3 ndeshje kanë ardhur në një moment të vështirë të gjithë. Shqipëria luan gjithmonë për të fituar. Shpresoj që lojtarët që do të zbresin në fushë të japin maksimumin”, deklaroi strategu italian.