Reja tregon situatën dramatike në Itali: Nuk ka më vend për të vdekurit!

Italia është duke kaluar një moment shumë të vështirë, teksa viktimat dhe të prekurit nga Covid-19 shtohen dita-ditës me ritme të frikshme. Të ndodhur në këtë situatë, edhe trajneri i kombëtare sonë, Edy Reja është në vetëizolim prej disa ditësh. Në një intervistë për “Radio Goal” ai shpjegoi situatën e vështirë në vendin fqinj.

“Situata në Bergamo është me të vërtetë shumë e trishtueshme. Unë jam në kontakt me miqtë e mi dhe ata më thonë gjëra tronditëse. Nuk ka vende për të pritur të vdekurit.

Nuk guxoj të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse do të ndodhte e njëjta situatë në jug. I bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, në jug nuk ka shumë struktura të përshtatshme për ta përballuar këtë gjendje”, tha Reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?