Reja vendos formacionin zyrtar, ja zgjedhjet ndaj Hungarisë
Sonte do të jetë si një finale për Shqipërinë!
Kuqezinjtë tanë do të luajnë sonte një nga sfidat më të rëndësishme të viteve të fundit. Ajo ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” do të jetë si një finale për Shqipërinë e cila duhet të shmangë humbjen patjetër të paktën ose të marrë 3 pikë për ëndrrën e madhe.
Gjithsesi, Edy Reja ka vendosur formacionin titullar dhe do të ketë ndryshime nga ai i përhershmi.
Ky është dhe formacioni titullar. Berisha: Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Çekiçi, Cikalleshi dhe Uzuni.
KOHA JONË SONDAZH

