Reja zbulon dy ekipet që janë favorte për titullin në Seria A

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja së fundmi ka dhënë një intervistë për “Canale 8”, ku ka folur më shumë për situatën aktuale të kampionatit italian. Sipas tij Interi dhe Napoli janë dy nga skuadrat favorite.

“Interi ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë. Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spalletin. Me të në krye axurrët kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për titullin”, u shpreh Reja.

SHKARKO APP