Reja zbulon listën për dy sfidat e radhës, spikat Broja dhe talenti i Interit

Trajneri Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para kualifikuese të shtatorit, në kuadrin e Ligës së Kombeve. Italiani do të ketë në dispozicion 28 lojtarë kuqezinj, duke llogaritur të papriturat e mundshme me lëndimet ose situatën e Covid-19, ku ekziston mundësia e infektimit.

Në fakt janë emra të njohur, pjesë e grumbullimeve të mëparshme, ndërsa ka dy prurje të reja. Njëri është Amando Broja, yll i Shqipëria U-21 deri dje, tjetri është debutues, Ramen Çepele i Interit.

Bie në sy edhe ftesa për Qazim Laçin, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi, por jo i preferuar në kombëtaren e madhe. Kujtojmë se më 4 shtator, Shqipëria do të luajë ndaj Bjellorusisë në Minsk, ndërsa 3 ditë më pas, më 7 shtator, do të presë Lituaninë në “Arena Kombëtare”.

 

SHKARKO APP