Reja zbulon pritshmëritë nga 3 ndeshjet e ardhshme të Kombëtares

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për pritshmëritë që ka nga tre sfidat e rëndësishme në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë përballen me Poloninë në transfertën e 2 shtatorit e më pas presim Hungarinë dhe San Marinon.

“Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Nations League. Në pritje të sfidës së kthimit me Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive”, – tha Edoardo Reja ndër të tjera në intervistën e tij”, deklaroi Reja.

“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri. Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë komplimentuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi. Aktualisht po punojmë në disa drejtime njëkohësisht. Së bashku me bashkëpunëtorët kemi organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë. Një risi absolute për futbollin në Shqipëri. Përveç këtyre, përpara kemi ndeshjet për eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’ ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos”, shtoi Reja.

SHKARKO APP