Reja zbulon refuzimin e Grezdës: Asnjë nuk është Messi, në fushë luan Shqipëria

Trajneri Edy Reja ka zbuluar se Eros Grezda ka refuzuar ftesën e kombëtares në grumbullimin e mëparshëm. Strategu italian ka sqaruar se asnjë nuk mund të vendosë se kur do të luajë ose jo.

 

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria dhe kush mendon se është Messi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi.

Në të vërtetë nuk ka çështje apo revolta. Ka lojtarë që tërhiqen vetvetiu pasi nuk pranojnë vendimet. Ka lojtarë që pranojnë të luajnë në disa pozicione dhe jo në pozicionin natyral. Unë bëj zgjedhje dhe duhet të jemi një familje. Çdo problem duhet të zgjidhet brenda grupit, nëse nuk ndodh atëherë ka probleme. Gazetarët janë ata që mundohen të nxjerrin diçka që nuk është.

Unë dua që në çdo ndeshje të luhet me 110%, të jepet maksimumi dhe mos të ketë lojtarë që futet pa motivacion dhe grintë. Takohemi rrallë herë për t’i dhënë minuta. pas kësaj ndeshje, do të takohemi në mars dhe duhet motivacion. Janë qindra e mijëra shqiptarë që na ndjekin me pasion edhe në Itali dhe e shohin Kombëtaren si dritë dhe duhet të ndjekin ekipin e tyre”, deklaroi Reja në konferencën për mediat.

 

SHKARKO APP