Reklamë bastesh në fanellë, procedohet administratori i Kastriotit

Seksioni i Krimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Tiranës ka proceduar penalisht shtetasin G.V., administrator i klubit të Kastriotit, në Superligën Shqiptare të futbollit.

Shkak për këtë është bërë reklamimi në fanellën e skuadrës krutane, i një kompanie bastesh sportive, veprim ky që është ië jashtëligjshëm aktualisht në Shqipëri.

Gjithçka ka ndodhur në sfidën e zhvilluar apsditen e djeshme në kryeqytet, kur krutanët u përballën me Partizanin, takim të cilin e humbën me rezultatin 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Tiranës po kryen verifikime edhe pë konsumimin e veprës penale “Shperdorim detyre” për vëzhguesin e FSHF-së në këtë takim, i cili ka lejuar krutanët ët luajnë me atë fanellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?