Rekord botëror në futbollin e femrave, mbi 90 mijë tifozë në “Camp Nou” (VIDEO)
Nëse mendoni se futbolli i femrave nuk ndiqet e keni shumë gabim. Në çerekfinalen e kthimit të Champions League mes Barcelonës dhe Real Madridit është shënuar një arritje historike.
Të pranishëm në impiantin “Camp Nou” ishin plotë 90 mijë tifozë. Saktësisht, 91 mijë e 553 persona ndoqën nga afër ndeshjen e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Barcelona arriti kualifikimin duke fituar 5:2, teksa në total në të dyja ndeshjet shifrat shkuan në 8-3 në favor të ekipit katalanas. Një arritje e madhe dhe për futbollin e femrave që po njeh një hov në madh në vitet e fundit.
A world-record at a women's football match 🥇#UWCL | @FCBfemeni pic.twitter.com/tPaYql8pZS
— DAZN Football (@DAZNFootball) March 30, 2022
KOHA JONË SONDAZH

