Rekord vdekjesh nga koronavirusi në Suedi, por Ibra nuk kthehet në Itali

Suedia raportoi numrin më të madh të viktimave në 24 orë, 185, për shkak të koronavirusit, por Zlatan Ibrahimovic, tani për tani do të mbetet në Stokholm për t’u stërvitur. Në total, numri i vdekjeve shkoi 1.765, ndërkohë që janë të infektuar 15.300 persona.

Sipas “The Guardian” Suedia është shteti më i prekur në Evropën Veriore nga epidemia. Sidoqoftë, autoritetet vazhdojnë të mos marrin masa duke ja lënë në dorë qytetarëve përgjegjësinë për të respektuar distancimin shoqëror.

Ibrahimoviç ka shtyrë rikthimin në Milano në pritje të rifillimit zyrtar të stërvitjes në Itali. Për momentin ai vazhdon përgatitjet në skuadrën ku ka edhe aksione, Hammarby në Stokholm. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP