Rekordet që vendosi Cristiano Ronaldo pas 3 golave që shënoi sot për United
Cristiano Ronaldo di vetëm të vendosë rekorde. Ylli portugez shënoi një tregolësh në fitoren 3-2 të Manchester United përballë Norëich në “Old Trafford”.
Sulmuesi është ngjitur në kuotën e 21 golave të shënuar në të gjitha kompeticionet me fanellën e “Djajve të Kuq” këtë sezon.
Sipas asaj që shkruan “Opta”, Ronaldo arrin të shënojë 20 ose më shumë gola me klubet në të gjitha kompeticionet për të 16-tin sezon radhazi. Një detaj që tregon vazhdimësinë e portugezit dhe nuhatjen e tij për gola.
Portugezi ka shënuar tregolëshin e 60-të në karrierë si dhe golin numër 58-të në karrierë direkt nga një goditje dënimi.
KOHA JONË SONDAZH

