Rekordi negativ i Ronaldos, nuk shënon e as asiston për herë të 9
Eliminimi i Portugalisë nga Euro 2020 ishte tronditëse. Cristiano Ronaldo nuk kishte fuqi për të “thyer” murin e prapavijës belge, duke u larguar i zhgënjyer. Golashënuesi më i mirë në historinë e saj vijoi thatësirën që e ka ndjekur gjithmonë sa herë Portugalia e tij eliminohet nga një turne ndërkombëtar.
Sa herë që Portugalia është eliminuar nga Europiani apo Botërori, duke nisur nga viti 2004 ku Ronaldo ka qenë pjesëmarrës, sulmuesi nuk ka shënuar asnjëherë dhe madje nuk ka dhënë asnjë asist.
Në finalen e Europianit të 2004 ndodhi kështu ndaj Greqisë, në Botërorin 2006 Portugalia u eliminua nga Franca dhe Cristiano nuk la asnjë shenjë. Për të vijuar në Euro 2008 ishte Gjermania që e eliminon, Spanja dy herë në 2010-n dhe 2012-n.
Në Brazil 2014, Portugalia u eliminua që në grupe. Ronaldo nuk shënoi dhe nuk dha asist as kur eliminua nga Kupa e Konfederatave në vitin 2017 nga Kili. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2018 në Rusi, ku Uruguaji e nxorri jashtë. Për ta mbyllur me Belgjikën në Euro 2020. Tre tentativa që nuk rezultuan efikase, gjithsesi, sulmuesi 36-vjeçar la shenjë në këtë Europian, teksa shënoi 5 gola.