Renditja e FIFA-s/ Maqedonia e Veriut parakalon Shqipërinë, Brazili i merr kreun Belgjikës

Miqësoret e marsit nuk sollën lajme të mira për Shqipërinë në renditjen e Shqipërisë në FIFA. Natyrisht një humbje e një barazim do të kishin efekt e kuqezinjtë e Rejas kanë zbritur në vendin e 66 me 1371.86 pikë, duke u kapërcyer edhe nga Maqedonia e Veriut, që është ndihmuar nga suksesi ndaj “axurrëve”.

Italia ruajti vendin e gjashtë në renditjen e FIFA-s me 1723 pikë. Lajmi i madh ka të bëjë me kreun e renditjes, ku Belgjika humb vendin e parë pas më shumë se tre vitesh, e rrëzuar nga Brazili, dominues absolut i kualifikueseve të Amerikës së Jugut, i freskët nga fitoret 4-0 ndaj Kilit dhe Bolivisë.

Në krye të renditjes është tashmë Brazili, 5 herë kampion i botës. Selecao është në vendin e parë me 1833 pikë kundrejt 1827 të Lukakut dhe shokëve të tij. Franca mban vendin e tretë e ndjekur nga Argjentina. Meksika gjithashtu hyn në dhjetëshen e parë, duke fituar dy pozicione për të arritur në vendin e 9-të, ndërsa Danimarka zbret në vendin e 11-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?