Renditja e FIFA-s për muajin dhjetor, Shqipëria dhe Kosova nuk ndryshojnë pozicion

Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë në të njëjtat pozita në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor. Mbyllja e eliminatoreve të Europianit pavarësisht se u shoqërua me rezultate negative si për kuqezinjtë ashtu edhe për dardanët, situata e tyre në renditje mbetet e pandryshuar.

Një muaj më parë kur Shqipëria barazoi 2-2 me Andorrën dhe humbi 2-0 me Francën bëri që kuqezinjtë të zbrisnin  nga vendi i 65-të në vendin e 66-të të renditjes së përgjithshme të FIFA-s, ku më shumë se humbja me kampionët e botës ka ndikuar barazimi dhe golat e pësuar në Elbasan Arena nga Andorra.

Kosova i mbylli eliminatoret me humbjet me Republikën Çeke dhe Anglinë, rezultatet të cilat e zbritën një pozicion në klasifikimin e përgjithshëm duke rrëshkitur në vendin e 115-të nga vendi i 114-të dhe për herë të parë gjatë këtij viti regjistroi një rënie në klasifikim

Swiss Digital Desktop Reklama

Renditja e përgjithshme e FIFA-s nuk ka ndryshime në 5 vendet e para të saj, me Belgjikën që vazhdon të kryesojë e ndjekur nga kampionët e botës së Francës dhe ata të Amerikës së Jugut të Brazilit për të vazhduar me Anglinë dhe Uruguain.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?