Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet 1 pozicion, Kosova fiton 3
Shqipëria humb një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja Shqiptare pozicionohet në vendin e 62-të si rezultat u humbjes me Turqinë në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020.
Pavarësisht se sfida disfata e “Loro Boriçit” u pasua nga fitorja e thellë 0-3 në fushën e Andorrës, cilësia e dobët e kundërshtarit, krahasuar me Turqinë, bëri që kuqezinjtë të humbnin terren ne klasifikim.

Kosova vijon ngjitjen, pasi mori dy barazime inkurajuese në “Fadik Vokrri”, 2-2 me Danimarkën në miqësore dhe 1-1 me Bullgarinë në eliminatoren e parë të Euro 2020. “Dardanët” nga vendi i 130-të ngjitën në të 127-in.
Nuk ka shumë ndryshime sa i përket 10-shes më të mirë. Vazhdon të kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca e Brazili. Anglia shkëmben vendet me Kroacinë, ndërsa Uruguai me Portugalinë.


KOHA JONË SONDAZH

