Renditja e FIFA-s/ Shqipëria mbetet e 66-ta, Italia i merr vendin Spanjës
FIFA ka publikuar renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare pas përfundimit të edicionit të tretë të Nations League. Shqipëria mori vetëm një pikë në dy duelet e muajit tetor përballë Izraelit (1-2) dhe Islandës (1-0), ndërkohë që nuk ka ndryshime.
Kuqezinjtë e Edi Rejës vijojnë të renditen në vendin numër 66, ndërkohë që Kosova ka humbur një pozicion, edhe pse triumfoi 5-1 ndaj Qipros.
Brazili vijon të kryesojë, teksa podi kompletohet nga Belgjika dhe Argjentina. Italia është ngjitur në vendin e 6-të, duke kaluar Spanjën Luis Enriques.