Renditja e FIFA/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion
FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve për muajin qershor ndërkohë që Shqipëria ka humbur disa pikë nga muaji i kaluar, por mbetet në vendin e 66-të.
Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin asnjë nga dy ndeshjet e Nations League në Ligën B teksa pësuan disfatë në shtëpi ndaj Izraelit dhe barazuan në transfertë ndaj Islandës dhe diçka e tillë është reflektuar me humbjen e 10.05 pikëve në renditjen e FIFA-s.
Kosova është ngjitur në klasifikim dhe nga muaji i kaluar ka përfituar një pozicion ndërsa tashmë renditet në vendin e 106-të.
Sa i përket vendeve të para, Brazili që ndiqet nga Belgjika ndërsa Argjentina pozicionohet e treta. Në 10-shen e parë janë edhe Franca, Anglia, Italia, Spanja, Holandë, Portugalia e Danimarka. Jashtë 10-shes ka përfunduar Gjermania dhe Kroacia.
KOHA JONË SONDAZH

