Renditja e më të mirëve në historinë e Championsit, Reali mbretëron

UEFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e të gjitha kohërave në Champions League. Skuadra më e mirë e kontinentit të vjetër është Reali i Madridit, 13 herë kampion i Europës. Klubi spanjoll ndiqet nga Bayern Munchen, ndërsa Barcelona plotëson podiumin.

Për klasifikimin janë marrë parasysh rezultatet në çdo ndeshje, duke llogaritur edhe turet kualifikuese. Çdo fitore është vlerësuar me dy pikë, ndërsa barazimet me një. E para nga italianet është Juventusi, në vendin e pestë, e ndjekur nga Milani, ndërkohë që 10-shen më të mirë e plotëson Ajax. Interi ndodhet në vendin e 14-t, teksa është kaluar edhe nga klube si Dinamo Kiev dhe Celtic.  PSG është vetëm në vendin e 30, ndërsa Manchester City pozicionohet i 44, pas FC Kopenhagen.

Në renditjen speciale të UEFA-s janë edhe 8 skuadra shqiptare. Tirana, në vend të 147, pozicionohet më lart se të gjitha ekipet e kampionatit shqiptar, duke lënë pas vetes emra si PAOK, Sampdoria, Malaga apo Parma. Skënderbeu është në vendin e 165, ndërsa Partizani në vend të 191. Në listë janë edhe Vllaznia, Dinamo, Kukësi por edhe Flamurtari e Elbasani.

Image

SHKARKO APP