Renditja e UEFA-s/ Bundesliga parakalon Seria A falë Leipzig dhe Frankfurtit

Skuadrat e Seria A nuk kanë bërë një prezantim të mirë në Europë këtë sezon, duke humbur pikë në renditjen e UEFA-s për klube. Prej kohësh skuadrat italiane nuk po shfaqen konkurruese në Europë, teksa këtë herë vendimtar është bërë kualifikimi i Leipzig ndaj Atalantës dhe ai i Eintrachtit të Frankfurtit ndaj Barcelonës, që ka shtuar ndjeshëm pikët për Bundesligën.

Renditja kryesohet nga Premier League e shkëputur ndjeshëm nga la Liga, që gjithashtu ka konsoliduar pozitat në vendin e dytë, ndërsa Seria A i ka dorëzuar vendin e tretë te Bundesliga, ndërkohë që peshja më e mirë mbyllet nga Ligue 1 e Francës.

Lajmi i mirë është që edhe në vendin e katërt, Italia ruan të njëjtin numër vendesh në kompeticionet Europiane, por nëse parakalohet edhe nga Franca, atëherë do të humbë një vend në zonën Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?