Renditja historike e klubeve në Champions League, Juve merr vendin e katërt dhe … 33 milionë euro

Champions League ka rifreskuar klasifikimin historik të klubeve. Ajo hartohet në bazë të ecurisë së ekipeve në dekadën e fundit në Champions League. Kjo është një renditje mjaft e rëndësishme, duke qenë se në bazë të kësaj renditjeje, klubeve që luajnë në Champions u shpërndahen 600 milionë euro.

Lista kryesohet nga Real Madrid-i me 361 pikë. Më pas vijnë Bayern Munich me 320 pikë, Barcelona 286 pikë, Juventus 250 pikë, Chelsea 242 pikë, Atletico Madrid 235 pikë, PSG 229 pikë, Manchester City 218 pikë, Liverpool 210 pikë dhe Manchester United 208 pikë.

Skuadra kryesuese, në këtë rast Real Madrid-i përfiton 36.38 milionë euro në bazë të kësaj renditje. Këtë sezon, Juventus-i ishte në vendin e gjashtë në renditjen historike të Champions-it dhe arriti të arkëtonte 30.7 milionë euro. Ndërsa vendi i katërt do i japë 33 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi me renditjen më të mirë kuotohet me 1,137 milionë euro për pjesëmarrje, ndërsa ekipi me më pak paraqitje kuotohet me 1,108 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?