Rënia e Kukësit, 14 futbollistë të larguar
Nëse në vitet e fundit ka qenë thuajse e pamundur që nga Kukësi të largoheshin lojtarët më të mirë, situata këtë vit është totalisht ndryshe. Jo më pak se 24 orë, nga Kukësi janë larguar tre futbollistë. Ekipi është shndërruar në një ekip thuajse të shpërbërë, ku emrat më të rëndësishëm kanë prishur kontratat, e disa prej tyre në mënyrë të pakuptimtë. Rasti më i fundit është ai i mesfushorit Emiljano Musta. Klubi i Kukësit njoftoi prishjen e kontratës me 28-vjeçarin, edhe pse vetëm pak ditë më parë titullari kishte rinovuar për dy vjet. “Emiljano Musta nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësi nga Elbasani ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Pas një diskutimi mes klubit dhe futbollistit, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës. Klubi i Kukësit e falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Emiljano”,- thuhet në deklaratën e parë nga klubi.
Nga ana tjetër klubi njoftoi edhe se Enis Gavazaj nuk është më pjesë e Kukësit. “Sulmuesi nga Prizreni ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Presidenti i klubit dhe sulmuesi Gavazaj kanë pasur një takim me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Kontrata e Gavazajt përfundonte verën e ardhshme, megjithatë palët kanë shtrënguar duart duke ndërprerë kontratën parakohe. Klubi i Kukësit e falënderon Enis Gavazajn për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Enis”,- thuhet në deklaratën e ekipit kuksian.
Divorcet e papritura i shtohet edhe ikja e mbrojtësit Obanor por mbi të gjitha largimit të BrunoTelushit, vetëm pak javë pasi i ishte bashkuar ekipit. Nga titullarët që nisën sezonin e ri, duke luajtur në kupat e Europës me Slavian e Sofjes dhe më pas me Wolfsburg, 6 prej tyre janë larguar. Nga kapiteni Musolli, te Maliqi, Obanor, Rroca, Telushi e tashmë Musta. Një ndryshim kolosal në një periudhë kur skuadra e drejtuar nga Skënder Gega duhej të ishte gati për startin e kampionatit, që aktualisht është shtyrë prej bojkotit të Ligës Profesioniste. Në total, numri i lojtarëve të larguar nga Kukësi është rritur në 13.
Praktikisht një formacion titullar dhe dy zëvendësues luksi, nga të cilët në fillim të konfirmuar ishin vetëm disa prej yjeve, Kristal Abazaj e Vasil Shkurtaj për të vijuar me Valon Et’hemin. Me ngjarjet e fundit, pikëpyetjet për sezonin e Kukësit janë të mëdha, mbi të gjitha nëse për herë të parë në shtatë sezonet e fundit veri-lindorët do të arrijnë të rivalizojnë për titullin, trofe të cilin e kanë fituar vetëm në edicionin 2016-2017.
Në mënyrë surprizë klubi verilindorë njoftoi të shtunën largimin e Bruno Telushit, i konsideruar pa frikë si goditja më e madhe në këtë merkato vere. Largimi i mesfushorit bën më shumë jo sens pasi Telushi i afrua vetëm pak javë më parë. Drejtuesit e Kukësit nuk arritën të bindin as mbrojtësin Obanor, titullar fiks në sezonin e fundit, gjithashtu i preferuar nga trajneri Gega. I larguara i radhës është mbrojtësi Emiljano Musta. Klubi njoftoi këtë të hënë se palët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën ndërmjet tyre. Listës së gjatë të largimeve i shtohet edhe kapiteni Musolli duke e bërë situatën në prag të sezonit të ri absurde. Në vitin kur Kukësi kërkon të festoj me titull inaugurimin e stadiumin e ri deri në këto momente goditja më e rëndësishme mbetet trajneri Gega.