Reus e thotë hapur: Kurrë nuk do të luajë për Bayernin!
Marco Reus asnjëherë nuk do të luajë me skuadrën e Bayern Munich. Deklaratën e bujshme e ka dhënë vetë futbollisti, i cili është shprehur se nuk mund ta tradhtojë Dortmundin.
“Kam respektin më të madh për Bayern Munich dhe atë që ky klub ka bërë për dekada. Gjithmonë kam dashur të luaj për BVB, sepse është klubi i zemrës sime.
Kur luaja në Gladbach, në atë kohë, ishte e qartë për mua: brenda Bundesligës do të ndryshoja mjedis vetëm për Dortmundin, përndryshe do të shkoja jashtë vendit”, u shpreh Reus.
Reus ka luajtur për 8 vite me Dortmundin, duke shënuar 129 gola në 266 ndeshje dhe ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë në 2017.